Adhuruesit e Justin Bieber tashmë ka muaj të tërë që janë shumë të shqetësuar për gjendjen e idolit të tyre, i cili e ka pranuar haptazi se është në depresion që kur u martua me Hailey Baldwin. Fansat më të zjarrtë me siguri dëshirojnë që këngëtari të shkurorëzohet, dhe t’i kthehet rrugës së famës së vjetër, ndërsa të tjerët e këshillojnë Haileyn që t’ia lehtësojë vuajtjet atij dhe vetes dhe të ndahet pas vetëm katër muajve të martesës.
Kështu, prezantuesja televizive amerikane Wendy Williams kohët e fundit në emisionin e saj foli për shëndetin mendor të superyllit dhe i bëri thirrje Haileyt të shkurorëzohet nga bashkëshorti i saj sepse ajo është shumë e re për t’u përballuar me problemet e tij. Ajo vuri në dukje se askush, madje as Hailey, nuk detyrohet t’i durojë shprehitë dhe ndryshimet e disponimit të dikujt, qoftë ai edhe bashkëshorti.
'Hailey Bieber është 22 vjeçe dhe ajo sapo është martuar. Mendoj se në vend të saj do të doja të shkurorëzohem në emër të dashurisë. Në emër të dashurisë dhe miqësisë. I kam 22 vjet, të kam takuar kur isha 17 vjeç. Tani ai është nën vëzhgimin e publikut, dhe çfarë do të ndodhë kur të kenë fëmijë", tha Williams, dhe theksoi se mendon se burimi i problemit është se Justin arritu famë planetare shumë i ri, prandaj u detyrua të merret me obligime të shumta ndërsa kalimi në një jetë më paqësore familjare nuk është i lehtë, shkruan KOHA Ditore.
T’ju rikujtojmë, dy javë më parë një burim për revistën Heat zbuloi se modelja po konsultohet me avokatët për shkurorëzim, ndërsa arsyeja është sjellja gjithnjë e më e patolerueshme e këngëtarit të ri. “Hailey e ka mbështetur Justinin gjatë gjithë kohës, megjithatë, këngëtari kohët e fundit është tërhequr krejtësisht prej saj dhe këmbëngul se ka nevojë për hapësirë”, tha burimi.
“Ajo nuk e kupton se pse nuk mund ta shijojnë jetën e përbashkët dhe ndihet sikur po i harxhohen opsionet që edhe është arsyeja se pse u është drejtuar avokatëve. Hailey nuk dëshiron t’i dorëzojë dokumentet e shkurorëzimit tashmë që Justin po kalon nëpër një periudhë kaq të vështirë, por duhet të kujdeset për veten", tha burimi, gjë që konfirmohet edhe nga fakti se këngëtari më nuk e bartë unazën e tij të martesës.