Showbiz

Zyberi: Me KF “Shkëndijën” krenohen të gjithë shqiptarët

Descriptive Text

Vokalisti i grupit të njohur shqiptar “Elita 5”, Arif Zyberi, ishte mysafir në emisionin “N’Gas Z” të KTV-së.

Gjatë bisedës, Zyberi ka folur edhe klubin e futbollit “Shkëndija” të cilin e vlerëson shumë lart për kontributin.

Ai thotë se ky klub është krenaria e Tetovës, por jo vetëm e Tetovës. Sipas tij me KF “Shkëndija” krenohen të gjithë shqiptarët, sidomos me sukseset e viteve të fundit.

Madje ai thekson se një nga momentet më të veçanta ka qenë pikërisht ndeshja me Milanon, që ishte si rezultat i suksesit dhe kualifikimeve në UEFA.

Ndiqeni videon e plotë në linkun e mëposhtëm: