Showbiz

Will Smith e braktis “Suicide Squad”

Warner Bros studio po e planifikon vazhdimin e “Suicide Squad”, por me sa duket e kanë humbur një prej yjeve më të mëdha - Will Smithin.

Edhe pse asnjëherë nuk kishte konfirmuar se Smith do të kthehej në rolin e Deadshot nga filmi origjinal, tani vjen lajmi se nuk duhet ta presim fare atë. Faktori vendimtar në këtë vendim ishte orari i mbingarkuar, ndërsa vendimi u arrit në tone miqësore mes studios dhe aktorit.

Image

Studioja deri më tani asnjëherë nuk e ka konfirmuar se kë mund ta presim, por burimet e afërta me studion thanë se plani ishte që të mbahen yjet më të mëdha, Will Smith dhe Margot Robbie, e cila e luajti Harley Quinn në filmin origjinal. Supozojmë që Robbie do ta përsërisë rolin e saj edhe në Suicide Squad 2, pasi që edhe një herë do të shfaqet në karakterin në fjalë në filmin “Birds of Prey”, i cili shfaqet në shkurt të vitit 2020, shkruan KOHA Ditore.

James Gunn do ta bëjë regjinë dhe skenarin e vazhdimit dhe shpreson të fillojë me produksionin këtë vjeshtë.

Filmi “Suicide Squad 2” është planifikuar të dalë më 6 gusht 2021.