Adrian McManus ka parë se çfarë kishte ndodhur prapa dyerve të mbyllura në rançin Neverland të Michael Jackson.
Dhe ajo se çfarë e kishte parë ajo ishte e shëmtuar.
Por McManus pohon se ajo ishte paralajmëruar se nëse do të fliste ndonjë gjë për preferencat pedofilike të mbretit të popit, ajo do të vritej.

Tani, në një intervistë ekskluzive me “60 Minutes”, McManus më në fund i ka dhënë fund heshtjes së saj. Në të kaluarën, ajo ishte shumë e tmerruar.
"Ai e kishte një anë të mirë të tij, dhe megjithatë e kishte edhe një anë të errët", tha McManus për emisionin ikonik, shkruan KOHA Ditore.
"Ata më thanë se nëse do të flisja ndonjëherë me TV se do të mund ta angazhonin ndonjë vrasës për të më vrarë, të ma prisnin qafën, dhe se askush nuk do të mund të ma gjente trupin ndonjëherë".
Ajo kishte parë që ylli i hitit Billie Jean, i cili vdiq në vitin 2009 – kishte "puthur dhe përkëdhelur" djelmosha të rinj që e vizitonin Neverlandin.
Shërbyesja 56-vjeçare filloi të punonte për Wako Jacko në vitin 1990 dhe me kohë iu lejua t’i pastronte hapësirat private ku ai jetonte.
McManus tha se ajo se çfarë kishte parë e kishte shqetësuar:
- Marrja e të brendshmeve të yllit të popit dhe të fëmijëve nga xhakuzi dhe banjot e tij ku e kishte parë atë duke pushuar me djelmoshat.
- Kishte parë djelmosha të rinj që ecnin pothuajse pa rroba.
- Në një rast ai i kërkoi asaj t’i fshinte fotot e bebeve lakuriqe.
"Kishte shumë vazelinë në Neverland, shumë në dhomën e gjumit të Michael", tha ajo.
"Dhe kishte vazelinë gjithandej në shtëpinë kryesore, ishte një dhomë rozë, ishte atje lart. Kishte në dhomën e trenit, që ishte një lloj papafingoje; e kishin atje lart. Kishte në çdo dhomë, dhomën e ushtarëve".
Ajo shtoi: "Kishte (vazelinë) në sirtarë. Ndonjëherë kishte në banak. Ndonjëherë e gjenin në karroca të golfit të cilat Michael i ngiste nëpër pronë".