Chris Hemsworth do ta luajë Hulk Hoganin në filmin e ri

Chris Hemsworth do ta luajë Hulk Hoganin në filmin e ri

21 February 2019 15:17

Chris Hemsworth ka nënshkruar që ta luajë legjendën e mundjes Hulk Hogan në një film të ri.

Regjisori i “Hangover”, Todd Phillips, do ta bëjë regjinë e biotikut (filmit biografik), së bashku me skenaristin e tij të filmit “The Joker”, Scott Silver.

Sipas “The Hollywood Reporter”, drejtuesit e “Netflix” e kanë blerë filmin, i cili do të bëhet me produksion të Phillips, partnerit të tij të produksionit nga Join Effort, Bradley Cooper, dhe Hemsworth.

Hogan, 65 vjeç, e bëri kthimin e tij në mundje në nëntor në një ngjarje në Arabinë Saudite, shkruan KOHA Ditore.

Kjo ishte ngjarja e tij e parë zyrtare e mundjes për kompaninë që nga përfundimi i kontratës në vitin 2015, pasi që u shfaq një transkript, në të cilin ai përdori elemente raciste për ta përshkruar ish të dashurin e vajzës së tij.

Ai u largua edhe nga WWE Hall of Fame, por udhëheqësit zyrtarisht e rivendosën Hoganin verën e kaluar, pasi që mundësi dhe ylli filmik kërkoi falje për fjalët e tij.

"Mezi po pres të shkoj në Arabinë Saudite me WWE, e pres me padurim WrestleMania", tha ai për gazetën “Orlando Sentinel” një javë përpara se të kthehej në ring. "Është emocionuese që do ta kem këtë mundësi përsëri pas gjithë këtyre viteve.

"Sigurisht që do të doja të bëhesha pjesë e ‘WrestleManias’ dhe ngjarjeve të mëdha dhe hapjeve të mëdha dhe pushtimeve të reja në WWE. Arabia Saudite! Hong Kongu! Kina! Antarktida! Poli i Veriut! Çfarëdo që të jetë, do të doja të bëhem pjesë e rritjes së vazhdueshme të biznesit të mundjes dhe të jem me WWE gjithë kohën. Ky është vendi i vetëm ku duhet të jem".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme