Cardi B dhe Bruno Mars me këngën e re "Please Me"

Cardi B dhe Bruno Mars me këngën e re "Please Me"

19 shkurt 2019 16:31

Singlin e parë këtë vit Cardi B e regjistroi me Bruno Marsin, me të cilin ky është bashkëpunimi i dytë. Cardi me këtë singël e paralajmëroi albumin e ri i cili do të dalë gjatë vitit 2019.

Cardi performoi në ceremoninë e Grammy gjatë fundjavës së kaluar dhe e fitoi çmimin për albumin më të mirë rep, duke u bërë kështu femra e parë që e ka fituar këtë çmim.

Kënga "Please Me" është bërë me produksion të Bruno Mars me ekipin e tij të quajtur "Stereotypes", përcjell KOHA Ditore.

Bruno dhe Cardi kanë bashkëpunuar më parë në remiksin e këngës së tij "Finesse", të cilën e interpretuan së bashku në “Grammy” në vitin 2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme