Është paralajmëruar një dokumentar rreth jetës së Chris Cornell, ka njoftuar revista amerikane “Variety”. Filmi do të bëhet me produksion të aktorit Peter Berg, të njohur për rolin e tij në "Lone Survivor" dhe "Deepwater Horizon".
Filmin do ta xhirojë edhe Brad Pitt, ndërsa atyre do t’u bashkohet edhe e veja e Cornell, Vicky. Brad Pitt dhe Peter Berg janë partnerë të shtëpisë së produksionit "Film 45", transmeton Koha.net.
Javën e kaluar Chris Cornell u shpërblye me “Grammy” në kategorinë e performancës më të mirë rok për coverin e këngës "You Never Knew My Mind" dhe "When Bad Does Good", të Johnny Cash.
Artikuj të ngjashëm
-
“Netflixi” me dokumentar për Perryn, motra flet për herë të parë pas vdekjes së tij
-
Brad Pitt lufton për mbijetesë në filmin e ri
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”