Lil’Kim: Për shkak të pasigurisë shkatërrova veten

Lil’Kim: Për shkak të pasigurisë shkatërrova veten

17 shkurt 2019 23:58

Kirurgjia plastike disave mund t‘iu ndihmojë të fitojnë vetëbesimin që iu mungon për shkak të disa të metave fizike, por mund të shndërrohet në varshmëri nga e cila ka më shumë dëm sesa dobi.

Kjo i ndodhi aktores, modelit dhe këngëtares amerikane Kimberly Denise Jones, e njohur në skenë me emrin Lil' Kim, e cila viteve të fundit ka shokuar publikun me pamjen e saj.

Në vitet e nëntëdhjeta doli në skenë me stil ekstravagant, por kjo ishte natyrale. Ajo adhuronte të shokonte publikun me përzgjedhjen e veshjes, por sot gjithnjë e më shumë shokon fytyra e saj, transmeton ksp.

Lil’Kim, 44, ka bërë operime të shumta në fytyrë, përfshirë hundën, nofullat, të cilat janë të dukshme në fotot e saj në Instagram.  

Ajo ka pranuar disa nga operimet dhe tregon arsyet pse kishte bërë një gjë të tillë.

“Njerëzit mendojnë se kam operuar hundën, pasi nuk kam vetëbesim dhe nuk mendoj se jam e bukur. Kjo nuk është e vërtetë, e dua veten. Disa gjëra i kam bërë, pasi doja të jem perfekte, por kam mësuar leksionin”, tha ajo duke shtuar se kishte bërë operim hundën, pasi ia kishte thyer ish i dashuri.

Ajo flet edhe për meshkujt në jetën e saj që ndikuan të ndërmarrë vendime që nuk i kishte menduar më herët.

“Dukej sikur nuk mund të bëja asgjë të drejtë. Gjithçka për mua ishte e keqe - flokët, rrobat, thjesht kjo isha unë. Tërë jetën meshkujt më thoshin se nuk isha mjaft e bukur. Edhe ata me të cilët isha në lidhje. Kur dikush më thotë sot se jam e bukur, nuk mund ta shoh. Pa marrë parasysh se kush e thotë atë për mua, kam vetëbesim të ulët. Djemtë gjithmonë më mashtronin me vajzat që dukeshin si  evropiane, me flokë të gjata. Kam pyetur veten si të luftoja këtë gjë”, pohon ajo.

Së shpejti Lil’Kim iu nënshtrua kirurgjisë plastike, por sot këmbëngul se ndjehet e sigurt në veten e saj.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme