Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, sot ka lansuar këngën më të re të saj.
Kënga titullohet “Selfish”, të cilën këngëtarja 24-vjçare e ka bërë në bashkëpunim me vëllezërit belgë të njohur me emrat artistikë Dimitri Vegas dhe Like Mike, transmeton Koha.net.
Bashkëpunimi i saj i fundit është “Anything More”, të cilën e ka bërë me Dj-in e njohur Steve Aoki. Kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të këtij DJ.