Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dyshohet se Leonardo DiCaprio po përgatitet të martohet në fshehtësi

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, ka qenë në vitin e fundit në lidhje me modelen dhe aktoren amerikane, Camila Morrone.

Tani duket se ajo do të jetë bashkëshortja e tij e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fotografë të huaj ‘kapën’ aktorin në shoqërinë e një vajze dhe prindërve të saj.

DiCaprio dhe Morrone u panë në darkë në shoqërinë e babait të tij, George DiCaprio dhe nënën e Morrones, Lucille Solá, transmeton KosovaPress.

Ata u larguan nga restoranti të disponuar, duke hapur kështu thashethemet se DiCaprio po përgatitet të martohet në mënyrë të fshehtë.

Para Morrones, DiCaprio i njohur ishte në lidhje me Nine Agdal, Kelly Rohrbach, Blake Lively, Rihanna, Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli.