Reperi Bow Wow, emri i vërtetë i të cilit është Shad Moss e që njëherësh është edhe aktor, u arrestua mbrëmë pas disa akuzave për një përleshje me një grua në Atlanta.
Por, me të arritur policia në vendin e ngjarjes, siç raporton CNN, as Wow dhe as gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, nuk e pranuan fajin. Gruaja thoshte se Wow e kishte sulmuar i pari, ndërsa ky thoshte se ishte sulmuar nga ajo. Me këtë rast, policia nuk ka arritur të përcaktojë agresorin dhe ka arrestuar dy palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se lëndime trupore kanë marrë të dy, transmeton Koha.net.
Avokati i reperit, Joe Habachy, ka thënë se klienti i tij është arrestuar gabimisht dhe në orët e mbrëmjes, ai është liruar.
Shtoi se gruaja e cila u përfshi në përleshje, raportohet të ketë qenë e dehur, e sipas avokatit të Wow, ajo madje edhe e kishte goditur me diçka të rëndë klientin e tij.