Showbiz

Brenda shtëpisë 1.3 mln funtëshe që Rita Ora ua dhuroi prindërve

 

Prindërit e këngëtares me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale për fansat kanë zbuluar disa pamje të shtëpisë së tyre në Londër e cila ka vlerë prej 1.3 milion funte.

Këngëtarja 28 vjeçare e hitit “Girls” e ka vendosur familjen e saj në një shtëpi të re e cila ka 6 dhoma të gjumit dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka mbajtëset e shkallëve të zbukuruar me ari e stil të vjetër, pikturat e ndryshme dhe shumë orendi të çuditshme.