Suksesi i këngëtares me origjinë shqiptare Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max, po rritet çdo ditë. Ylli i pop-it për herë të parë kryeson tabelat e Britanisë së Madhe.
Ava Max ka zënë vendin e parë me këngën e saj “Sweet But Psycho”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ava ende nuk ka lansuar një album, madje nuk ka bërë ende asnjë njoftim për një gjë të tillë, por kjo gjë mund të ndryshojë pasi ka një mundësi të madhe në duart e saj”, shkruan revista e njohur “Forbes”.
Lexoni edhe:
Ava Max një tjetër shqiptare pushton top listat botërore të muzikës
Kënga e saj ka pushtuar tabelat në Evropë për javë të tëra, ndërsa në Amerikë ndodhet në vendin e 87, por që vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
Në total ka arritur 7 milionë dëgjime, duke treguar se është këngë veçanërisht e famshme në platforma muzikore si Spotify dhe Apple Music./oranews