Për një muaj, veprat e tre finalistëve të çmimit "Artistët e së nesërmes" për vitin 2018, janë prezantuar në hapësirën e Klubit të Boksit Prishtina, për të garuar për çmimin prestigjioz që i shpie drejt dinamikës së skenës artistike në New York.
Si finaliste e trefishtë ajo për vite me radhë nuk kishte hequr dorë që të triumfonte në garën unikale që u ofrohet artistëve të arteve pamore nën moshën tridhjetë e pesë vjeçare, raporton Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtistja Qëndresë Deda me veprën që ka të bëjë me simbolikën identitetit, hapësirës utopike dhe rëndësisë së krijimit të hapësirave, është shpërblyer me çmimin “Artistët e së nesërmes” për vitin 2018.
Për një muaj vepra e saj ka qenë e prezantuar në Klubin e Boksit "Prishtina", ndërsa ajo ka qëndruar përballë veprave të Dion Zeqirit dhe Altin Krasniqi.
Të tre artistët finalistë janë inkurajuar që në krijimet e tyre pamore të tërheqin paralele nga përvoja personale, konteksti shoqëror dhe ai ekonomik.
Vepra e artistes Deda ka qenë në garë me kritikën e Dion Zeqirit në raport me kontekstin urban dhe "dyqanin e pavarur" të Altin Krasniqit që shpërfaq raporte shoqërore.
Qëndresë Deva, veprën fituese do ta ekspozojë për dy muaj në Rezidencën e dinamikës së skenës artistike që mbahet vitin tjetër në Amerikë.