Showbiz

Michael Douglas bëhet me yll në Hollywood

Sot është zbuluar ylli më i ri në “Shëtitoren e Famës” (“Walk of Fame”) e Hollywoodit i cili është i dedikuar për aktorin dhe producenti, fituesin e Oscarit, Michael Douglas. Ai në këtë profesion është i përfshirë tash e 50 vite.

Gjatë zbulimit të yllit të Douglasit, prezent ishte edhe babai i tij 101-vjeç, aktori legjendar i Hollywoodit Kirk Douglas i cili po ashtu ka yll në këtë shëtitore.

“Ky është një nder shumë i madh dhe unë nuk po rinohem. Dua ta gëzojë këtë me familjen time”, ka thënë Douglas, transmeton Koha.net.

Aktori 74-vjeçar, po ashtu, ka thënë se është shumë me fat se ishte pjesë e “Hollywoodit klasik dhe Hollywoodit të ri”, dhe e përshkroi “Shëtitoren e Famës” si një lidhje mes yjeve të së kaluarës dhe të tashmes.

{gallery}

“Shëtitorja e Famës” (“Walk of Fame”) ka filluar të mbledh yjet që nga viti 1961 dhe ylli i Douglasit është i 2,648-ti dhe është “vetëm disa numra larg” nga ai i babait të tij, Kirkut, sipas Ana Martinezit, producente e “Hollywood Walk of Fame”. Douglasi i vjetër ka yllin e 1,558-të.

Michael Douglas është i martuar me aktoren e famshme Catherine Zeta-Jones që nga viti 1999 dhe së bashku kanë dy fëmijë – djalin 18-vjeç Dylan Michael dhe vajzën 15-vjeçe Carys Zeta.