Reklama

Samsonite vjen me një lokacion dhe dizajn të ri ekskluziv në Albi Mall

Samsonite

Është koha të bëni gati biletën… dhe valixhen e duhur!

"Perfect Fashion", distributori ekskluziv i brendit global Samsonite për Shqipëri dhe Kosovë, ju prezanton dyqanin zyrtar të markës që ka sjellë revolucion në mënyrën e udhëtimit për më shumë se një shekull. Dyqani është hapur në qendrën tregtare Albi Mall, dhe mirëpret të gjithë ata që e vlerësojnë udhëtimin, qoftë për punë apo për pushime.

Samsonite nuk është vetëm një valixhe, është bashkudhëtare besnike në çdo rrugëtim. Me dizajne elegante dhe funksionale, koleksioni i ri ofron një gamë të gjerë modelesh dhe ngjyrash për cdo stil dhe çdo lloj destinacioni. Nga pastelët romantikë e deri tek ngjyrat më të guximshme e vibrante të këtij sezoni, çdo produkt është konceptuar për ta bërë udhëtimin tuaj më të lehtë, më të sigurt dhe më të bukur.

Vizitoni dyqanin e ri në Albi Mall dhe përfitoni nga ofertat ekskluzive të hapjes, të vlefshme deri më 18 maj.

Pse të zgjidhni Samsonite?

Sepse që nga viti 1910, kjo markë ka qenë sinonim i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe stilit në industrinë e valixheve dhe aksesorëve të udhëtimit. Një emër që ka qenë pjesë e udhëtimeve më të zakonshme dhe atyre më të veçanta, në çdo cep të botës.

Nga ëndrrat, drejt avionit – me Samsonite në dorë.