Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

“Sach Caffe” hap pikën më të re në një vend historik

Sach Caffe ka hapur pikën më të re të saj, në ambientet e ish-Hotel Unionit. Risitë janë të shumta, përveç kafesë së veçantë, ushqimit të shijshëm, mikpritja është prezente kudo. “Sach Caffe” ka një historik të veçantë, për të cilin do të kuptojmë përmes këtij materiali

Përgatitjet janë të shpejta.

Mishi dhe sallatat e freskëta po dominojnë në sandviç. Edhe ushqimi është gati. Ai servohet pa humbur kohë, i përgatitur në mënyrë profesionale dhe në kuzhinë të hapur. Me standardet më të larta, duke garantuar sigurinë dhe cilësinë maksimale të ushqimit.

Kjo po ndodh në pikën më të re të Sach Caffes, në Prishtinë.

Çka filloi si një piceri e vogël, u shndërrua shpejt në një biznes të suksesshëm me 23 lokacione në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. 

Si një kompani me traditë shumëvjeçare, Sachi, pikën më të re e hapi në një vend historik, siç është ish-Hotel Unioni. Një vend ku historia dhe kultura takohen me përvojën moderne të kafenesë, duke krijuar një ambient unik dhe të ngrohtë për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë momente të veçanta në zemër të Prishtinës.

Edhe Ambasada e SHBA viziton Sach Corporation – Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara Reklama Ambasada e SHBA viziton Sach Corporation – Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

Në këtë lokacion, është gërshetuar arkitektura moderne dhe inovative e SachCaffes me elementet unike të ndërtesës historike. 

I ndërtuar në vitin 1927 nën mbikëqyrjen e arkitektit austriak Andrija Kremer, ish-Hotel Unioni si një monument i trashëgimisë kulturore, përfaqëson një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës evropiane në kryeqytet, duke kombinuar elemente të neo-rilindjes, neo-barokut dhe artit të ri.

“Pozicionimi në një objekt kaq të rëndësishëm historik ka qenë një synim afatgjatë. Kjo pikë përfaqëson jo vetëm një zgjerim të rrjetit tonë, por edhe një kontribut në ruajtjen dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të qytetit. Falë përkushtimit tonë dhe bashkëpunëtorëve, ky projekt është realizuar me sukses dhe ka rezultuar në një hapësirë të jashtëzakonshme, siç mund ta shihni”, është shprehur Dren Thaqi, menaxher rajonal i kompanisë.

Kjo harmoni ndërmjet stilit bashkëkohor dhe trashëgimisë së pasur arkitekturore të ish-Hotel Unionit e bën këtë pikë të veçantë dhe tërheqëse për vizitorët.

Për të gjithë të interesuarit për franchise të SachCaffé dhe SachPizza në cilindo shtet të Evropës, atë mund ta gjeni në Panairin “Festivali i Gastronomisë Shqiptare” që do të mbahet më 2 dhe 3 tetor në Berlin. 

Edhe Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë Reklama Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë

Ky është një moment i shkëlqyer për të njohur nga afër konceptin dhe vlerat e SachCaffes, si dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për të sjellë brendet e Sachit në tregjet e reja.

Sot, SachPizza & SachCaffé numëron mbi 600 profesionistë në 3 shtete, që punojnë me përkushtim dhe pasion për të ofruar cilësi dhe shërbim të jashtëzakonshëm. SachPizza & SachCaffé synon të zgjerohet përtej Ballkanit, duke sjellë pasionin për kuzhinën e jashtëzakonshme dhe përvojat e ndara në më shumë komunitete ndërkombëtare.