Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Muaji i Ramazanit pritet me shumë aktivitete në GALERIA Shopping Mall 

Në kuadër të fillimit të festës së Ramazanit, gjatë muajit Mars pritet të mbahen aktivitete të shumta në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren. 

Me kampanjën e re të zbritjeve dhe ofertave në mbi 120 dyqane në GALERIA, mund të bëni përzgjedhjet e përshtatshme sipas nevojave dhe dëshirave tuaja në produkte ushqimore dhe mirëmbajtje, si dhe në top brendet e kategorisë në artikujtë shtëpiakë, mobilie, tekstil, këpucë, produkte për fëmijë e shumë artikujve të tjerë. Përveç ofertave pafund dhe çmimit të arsyeshëm, GALERIA Shopping Mall me partnerë ogranizon edhe aktivitete solidariteti e bamirësie në të mirë të shoqërisë.

Bashkëpunimi disa vjeçarë i shoqatës BEREQETI dhe qendrës tregtare GALERIA Shopping Mall, tashmë është kthyer në një traditë. Andaj, edhe këtë vit, në bashkëorganizim me shoqatën BEREQETI mbahet kampanja e bamirësisë me qëllim për të ju zgjatur dorën atyre që u pamundësohet të gëzojnë festën.

Për gjatë 30 ditëve të muajit të Ramazanit në qendrën GALERIA do të qëndroj e vendosur kutia e bamirësisë për grumbullimin e mjeteve, ku kontribues mund të jenë të gjithë vizitorët e qendrës tregtare. 

GALERIA Shopping Mall vazhdon të tregoj vullnetin dhe gatishmërinë për iniciativa dhe bashkëpunime me shoqata dhe organe të tjera në vend që kanë qëllime humane për t’u solidarizuar me të gjitha grupet shoqërore.

Me besimin se rritet ndërgjegja e përgjithëshme shoqërore për përkujdesje dhe bashkëpunime në të mirë të përgjithëshme, GALERIA Shopping Mall ua uron muajin e Ramazanit të të gjithë besimtarëve musliman.

Image

GALERIA e dëshirave tuaja!