Çdo ditë i shohim në rrugë, e shpesh net i shohim në ëndërr, SUV-të e Land Rover janë dashuri në shikim të parë.
Ato në tregun e Kosovës përfaqësohen nga Mektrin Motors, i vetmi përfaqësues zyrtar, duke sjellë elegancën britanike dhe fuqinë e SUV-ve premium në tregun tonë.
Përveç shitjes së modeleve më të fundit Land Rover, Mektrin ofron një përvojë të plotë, ku cilësia dhe shërbimi i standardeve më të larta ndërkombëtare të industrisë së automotivës janë gjithmonë në qendër.
Shitja
Si i vetmi distributor i autorizuar i Land Rover në Kosovë, Mektrin Motors garanton autenticitet dhe ofertë të plotë të modeleve më të fundit të markës. Çdo klient përfiton konsulencë të personalizuar gjatë procesit të përzgjedhjes, duke u siguruar që të gjejë automjetin që i përshtatet më së miri stilit të jetës dhe nevojave të tij.

Servisi
Mektrin është i vetmi servis i autorizuar i Land Rover në Kosovë, me staf të trajnuar drejtpërdrejt nga Land Rover. Ekspertët tanë përdorin pajisjet më moderne diagnostikuese dhe pjesë 100% origjinale dhe me garancion, duke ofruar mirëmbajtje dhe riparime në nivelin më të lartë të sigurisë dhe performancës.

Limaria
Departamenti i limarisë dhe lyerjes ofron riparime precize dhe të standardeve të Land Rover. Me pajisje të specializuara dhe përkushtim për detajin, çdo automjet rikthehet në gjendjen e tij origjinale, duke respektuar linjat dhe estetikën e prodhuesit.

Marrëdhënia me Klientin
Në Mektrin, kujdesi për klientin është prioritet. Për çdo situatë që pronari i një Land Rover mund të ket në rrugë, Mektrin ofron shërbimin “pick up” të automjetit, duke bërë që të ndjeni gjithmonë sigurinë dhe rehatinë në çfarëdo rruge që merrni! Gjithashtu, ofron një makinë rezervë deri në zgjidhjen e plotë të situatës, duke garantuar vazhdimësi dhe rehati për klientët tanë. Përmes konsulencës së personalizuar, transparencës dhe shërbimit të përkushtuar, çdo klient ndjehet pjesë e familjes Land Rover.
Ju ftojmë të na vizitoni në showroom, Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, KM i 6të.