Reklama

“Concentrix” hap me fishekzjarrë pikën e re në Mitrovicë

Gjatë të mërkurës, nën shoqërinë e muzikës, pijeve e fishekzjarrëve në qytetin e Mitrovicës, u hap pika më e re e kompanisë “Concentrix”, e cila është lider në treg për shërbimin me klientë dhe shumë shërbime të tjera që i ofrojnë. Në ceremoninë e hapjes prezent ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ndër të tjera pati edhe një falënderim për drejtorin e kësaj kompanie për kontributin e hapjes së vendeve të reja për të rinjtë kosovarë.

Me diellin duke ndriçuar sheshin kryesor të Mitrovicës dhe me buzëqeshjen e energjinë e mirë të shumë mysafirëve gjatë të mërkurës, kompania lidere në vend “Concentrix” ka hapur pikën e saj më të re.

“Concentrix” është udhëheqës global në teknologji dhe shërbimet që mbështesin më shumë se 2000 klientë në zgjidhjen e sfidave më të vështira të biznesit të tyre. Kompania është e pranishme në më shumë se 70 vende, në gjashtë kontinente dhe ofron shërbime në mbi 150 gjuhë të ndryshme.
Kurse në Kosovë është prezente që nga viti 2015 dhe ofron kushtet më të avancuara të punës në gjashtë qytete të Kosovës, së fundmi edhe në Mitrovicë.

Në fjalinë hyrëse drejtori i kësaj kompanie për Ballkanin, Oliver Derler, tha se momentalisht “Concentrix” në Kosovë ka punësuar rreth 2100 punëtorë.

“Kjo që po e bëjmë sot është më shumë se një hapje e një zyre. Qe 10 vjet jemi duke u zgjeruar. 2100 punëtorë ku janë konsistentë në profesionalistë. Nëse shikojmë përreth, kjo zyrë është më shumë se një hapësirë, ka një pamje moderne, mirëpo ky është vetëm fillimi. Këtu kemi kolegë që janë pjesë e jona qe 10 vjet. Kjo zyrë është e juaja, ky momentum është i juaji. Një falënderim i veçantë për kryeministrin Albin Kurti që është sot me ne këtu. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë besimin e klientëve tanë, faleminderit që jeni me ne! Mirëserdhët në shtëpinë tonë”, theksoi Derler.

Në hapjen e kësaj pike prezent ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai u shpreh i lumtur që po krijohen vende të reja pune, kështu sipas tij, ndalohen të rinjtë nga migrimi.

“Dita është e bukur, ekonomia është zgjeruar. Qyteti është Mitrovica kjo është trefish më mirë. Kjo ngjarje është më tepër se zgjerim i operacionit i një kompanie globale në shtetin tonë. Kjo është besim i aftësive të të rinjve tanë duke i ndalur në Kosovë për të mos migruar. Kjo do të thotë punësime të reja të të rinjve tanë. Në 4 vjetët e fundit shërbimet e teknologjisë janë rritur për 300 për qind. Këto shifra flasin për një treg sfidues dhe emancipues”, deklaroi Kurti. 

Kurti duke e falënderuar “Concentrix” për besimin, paralajmëroi hapjen e kësaj kompanie edhe në qytete të tjera.

“Qeveria jone është e përkushtuat që ta mbështesë këtë sektor me një mbështetje të përgjithshme. Operatori mobil ‘Vala’ ka mbuluar territorin me 5G. Kemi investuar në teknologjinë e informacionin, kemi ndarë 700 bursa për të rinjtë dhe të rejat. ‘Concentirx’ do të hapet edhe në Prizren dhe në Prishtinë në Tech Park Prishtina… Platforma eKosova që ka nisur më 2021 sot ofron 240 shërbime online, 10000 përdorues, numri i transaksioneve në 4 milionë. Hapja e këtij lokacioni në Mitrovicë është investim në qytetin dhe rininë. E falënderojmë ‘Concentrix’ për besimin”, theksoi Kurti. 

Kurse Tranda Befqeri është pjesë e kompanisë që kur ajo u hap në Kosovë.

Ajo thotë që ndihet krenare me avancimin ndër vite dhe krijimin e mundësive të reja.

“Ky vend ka qenë shtëpia ime për 10 vjet, duke u rritur e duke u ndërtuar. Unë jam krenare për çdo vend të punës që po ndërtojmë, po ndërtojmë të ardhmen jo vetëm për kompaninë, por edhe për vendin tonë dhe Mitrovicën”, deklaroi Befqeri.

“Concentrix” është shpallur punëdhënësi më i mirë për katër vjet radhazi nga Oda Ekonomike e Kosovës.

*Artikull i sponsorizuar