Reklama

Veprimtari e larmishme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga ABSM, Basel

 

Më 29 qershor 2023, në restorantin "L'ESPRIT" në Gundeli të Bazelit u zhvillua nga ABSM festa vjetore për pjesëmarrësit e kurseve dhe për fëmijët e grupit të lojërave. Në këtë ceremoni festive morën pjesë më shumë se 150 të ftuar nga kultura të ndryshme të botës, përfshirë pjesëmarrës të kursit, miq të shoqatës, përfaqësues politikë, punonjës të kulturës dhe punonjës nga stafi i ABSM.

Z. Besim Pajaziti, në emër të bordit të ABSM u uroi mirëseardhjen mysafirëve. Më pas, z. Thomas Kessler, ish i deleguar për integrim dhe udhëheqës i departamentit të zhvillimit urban të kantonit Baselit, foli për historinë e integrimit në Basel dhe hapat e nevojshëm të politikës integruese për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, z. Kessler bëri një vështrim retrospektiv dhe pasqyrim konçiz të bashkëpunimit shumëvjeçar me ABSM. Ai vuri në dukje se ABSM ka pasur dhe shprehur gjithmonë synimin human dhe angazhimin konkret e të vazhdueshëm për të lehtësuar integrimin e migrantëve, fillimisht e për disa vite nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e në vitet e mëvonshëm edhe nga vende të tjera të botës.