Recetat e Lindës
Ëmbëlsirë me shije portokalli

Përbërësit:
Premium
Përbërësit:
220gr gjalpë
200gr sheqer
4 vezë
200gr miell
70gr ajke ose kos grek
½ pako pluhur për pjekje
1 maje të lugës s. bikarboni
Lëvoren e dy portokajve
Përgatitja:
Tundim mirë gjalpin me sheqer, derisa kokrrat e sheqerit të shkrihen.
Shtojmë vezët një nga një.
Shtojmë miellin me pluhurin për pjekje dhe s. bikarboni.
Në fund shtojmë ajkën dhe lëvoren e portokallit.
Masën e fituar e vendosim në çfarëdo tepsie keku, e lyejmë mirë me gjalpë dhe piqet ne 180°C, varësisht nga tepsia diku rreth 30min.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.