Recetat festive nga Linda
Bukë pa miell
Përbërësit
- 3 vezë
- 50ml vaj ulliri
- 5 lugë supe kos
- 8 lugë fara të bluara liri
- 8 lugë badem të bluara
- 1/2 pako pluhur për pjekje
- Sipër fara, sipas dëshirës.
Përgatitja:
Tundim vezët me vaj dhe kos.
Shtojmë farat e lirit, bademin e bluar, kripën dhe pluhurin për pjekje.
Masën e fituar e vendosim në tepsi, sipër i hedhim fara sipas dëshirës.
Piqet në 200°C.
Brinjë qingji me fëstëk
Përbërësit:
- 1kg brinjë
- Vaj ulliri
- Kripë/piper
- 1 degë rozmarinë
- 1 tufë majdanoz
- 50gr fëstëk të bluar
- 20gr djathë parmezan.
Përgatitja:
Mishin e marinojmë me vaj ulliri, krip dhe piper, pastaj e lëmë të pushojë së paku 30min.
Skuqim mishin nga të dy anët, në enë të ngrohur mirë paraprakisht.
Majdanozit të grimcuar imët, ia shtojmë fëstëkun, parmezanin dhe pak piper të zi.
Mishin e skuqur e vendosim në tepsi, e mbulojmë me masën e përgatitur.
Piqet në 200°C, rreth 20min.
Sallatë festive
- 1 pako rukolle
- 1 kokë marullë
- 4 lugë supe kokrra shege
- 2 lugë supe fara luledielli
- 2 lugë supe parmezan
Salca
- 3 lugë supe vaj ulliri
- Lëngun e gjysmës së limonit
- 1 lugë çaji mjalti
- Kripë/piper.
Përgatitja:
Marrim një enë, shtojmë të gjithë përbërësit.
Në enë tjetër të vogël, shtojmë vajin, mjaltin dhe lëngun e limonit.
Salcën e fituar e marinojmë sallatën.
Sipër i hedhim djathin parmezan dhe kokrrat e pjekura.
Djathë me susam
Përbërësit:
- Djathë
- Susam
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Presim djathin me trashësi rreth 1cm.
Me anë të letrës së kuzhinës ia thithim lagështinë.
Djathin e kalojmë në susam nga të gjitha anët.
E skuqim në dy anët në enë jongjitëse, te ngrohur mirë duke i shtuar pak vaj ulliri.
Shah torte me shije dredhëze
Përgatitja:
Brumi:
- 3 vezë
- 150gr sheqer
- 170gr gjalpë
- 1 pako puding dredhëze
- 130gr miell
- 1 maje të lugës pluhur për pjekje
- Pak ngjyrë të kuqe.
Brumi 2:
- 3 vezë
- 150gr sheqer
- 1 pako puding vanilje
- 130gr miell
- Një maje të lugës pluhur për pjekje.
Kremi:
- 3 pako krem djathë philadelfia
- 100gr sheqer pluhur
- 100gr çokollatë të bardhë
- 2 pako sheqer vanilje.
Përgatitja:
Tundim gjalpin me sheqer.
Shtojmë ngjyrën dhe vezët një nga një, duke vazhduar t’i tundim.
Shtojmë miellin, pudingun dhe pluhurin për pjekje.
Masën e fituar e vendosin në tepsi me diametër 20X15.
Piqet në 180°C, rreth 15min.
Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me brumin tjetër.
Kremi:
Shkrijmë çokollatën mbi avull, pastaj shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, i përziejmë mirë.
Brumet e pjekur i presim në shirita rreth 2cm.
Marrim një tepsi buke, i mbulojmë me letër kuzhine(që të largohet me lehtë nga ena pastaj), i vendosim shiritat e prera si ne foto, duke i lyer anash me kremin e përgatitur.
Sipërfaqen e rendit të parë e lyejmë me krem, dhe kështu veprojmë edhe me dy rende të tjera.
Sipër dekorohet sipas dëshirës me brumin e mbetur, shegë, degë rozmarine. Së paku 2 orë duhet të qëndrojë në frigorifer.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.