Recetat e Lindës

Ëmbëlsirë me kungull dhe djathë krem

Përbërësit: 

4 vezë 

200 gr sheqer 

250 gr kungull 

1 pako sheqer vanilje 

240 ml vaj 

240gr miell 

1 lugë çaji sodë bikarbonati 

1 lugë supe erëza (kanëlle,...) 

Përbërësit për kremin: 

450 gr djathë krem 

50 gr sheqer 

1 pako sheqer vanilje 

2 vezë 

2 lugë niseshte (20gr)

Përgatitja: 

Në procesor ushqimi bluhen kungulli me sheqer dhe vaj. 

Shtohen pastaj vezët një nga një. 

Në fund shtohen të gjithë përbërësit e ngurtë. 

Masa e fituar vendoset në tepsi, me diametër 35x17cm. 

Në një enë shtohet djathi krem dhe të gjithë përbërësit e tjerë përzihen mirë. 

Masa nga djathi i hidhet brumit sipër dhe ma anë të bishtit të lugës bëhen rrotullime. 

Masa piqet në temperaturë 180 gradë Celsius, rreth 35 minuta.