Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçani.
Në zjarrin në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.
“U shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe liderëve shtetërorë të vendit tonë fqinj, ndërkaq të lënduarve u përcjellim urimet tona më të sinqerta për shërim të shpejtë dhe të plotë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme. Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të...-
Identifikohen 59 viktimat e tragjedisë në Koçan
-
Arrestohet ish-ministri i Maqedonisë së Veriut për tragjedinë në Koçan
-
Osmani: Tronditës lajmi i vdekjes së dhjetëra të rinjve në Maqedoninë e Veriut
-
Dhjetëra të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
-
Dalin para gjyqit të akuzuarit për zjarrin në Maqedoninë e Veriut që la 63 të vdekur