Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) edhe për 30 ditë.
Këtë informacion Vuçiq e ka bërë të ditur përmes Instagramit, ndërsa konfirmimi ka mbërritur të shtunën paradite.
“Ne ia dolëm! Sanksionet ndaj NIS-it u shtynë edhe për 30 ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve në Serbi që luftuan dhe faleminderit partnerëve amerikanë për mirëkuptimin e tyre. E ruajtëm stabilitetin, po e kthejmë Serbinë në rrugën e suksesit”, ka shkruar Vuçiq.
Departamenti Amerikan i Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi ta sanksionojë NIS-in në janar për shkak se pronësinë më të madhe e ka Rusia. Por fillimisht sanksionet u shtynë për 30 ditë në fund të shkurtit. Sot skadonte afati i këtij 30-ditëshi, ndërsa amerikanët kanë vendosur edhe për një shtyrje tjetër njëmujore.
Pjesa më e madhe e naftës së papërpunuar vjen në Serbi nëpërmjet një tubacioni të operuar nga JANAF i Kroacisë, i cili, sipas rregullave të SHBA-së, do të duhet të përfundojë bashkëpunimin me NIS-in për të shmangur sanksionet.
-
Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it do të hyjnë në fuqi më 1 tetor
-
SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës, thotë Vuçiqi
-
SHBA-ja sërish ia zgjat NIS-it licencën për operim
-
SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it
-
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të vazhdojë punën