Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet presidenciale të së mërkurës

Maqedonia e Veriut - zgjedhjet presidenciale

Të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet presidenciale, të shtatat që kur vendi i vogël ballkanik fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Është pothuajse e sigurt se do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale meqë nevojiten më shumë se 50% e 1.8 milionë votuesve të regjistruar të vendit për fitore. Ka paralajmërime që ky raund i dytë do të mbahet më 8 maj, në po të njëjtën ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Pjesëmarrja duhet të jetë së paku 40% në raundin e dytë që rezultati të jetë i vlefshëm.
Periudha e shkurtër dyjavore e fushatës është fokusuar në përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, raporton “Associated Press”.
Për postin presidencial në garë janë shtatë kandidatë.

Dy kandidatët kryesorë, sipas sondazheve të opinionit, janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, 61 vjeç, i cili po synon një mandat të dytë pesëvjeçar, dhe që po përkrahet nga socialdemokratët në pushtet dhe Gordana Siljanovska Davkova, 70 vjeçe, e cila mbështetet nga koalicioni kryesor i opozitës së djathtë, VMRO-DPMNE.

Kjo shënon herën e dytë që Siljanovska Davkova garon për presidente të vendit, pas humbjes në vitin 2019 nga Pendarovski.

Edhe Shtatë kandidatë në garën për president të Maqedonisë së Veriut Arbëri Shtatë kandidatë në garën për president të Maqedonisë së Veriut

Të dy kandidatët kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj çështjes së anëtarësimin të Maqedonisë së Veriut në BE.

Vendi ka qenë kandidat për t’u bashkuar me bllokun evropian që nga viti 2005, por u bllokua për vite me radhë nga Greqia fqinje për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin e vendit.

Kjo u zgjidh në vitin 2018, por Bullgaria që atëherë e ka bllokuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE si shkak i përplasjeve mbi gjuhën dhe trashëgiminë kulturore.

Sofja ka thënë se do ta heqë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE vetëm nëse Shkupi njeh pakicën bullgare me kushtetutën e vendit.

Negociatat e anëtarësimit në BE nisën, së bashku me Shqipërinë bashkëkandidate, në vitin 2022, dhe procesi pritet të zgjasë me vite.

Edhe Davkova betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut Rajon Davkova betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut

Pendarovski ka bërë thirrje për ndryshimin e kushtetutës për të përfshirë pakicën bullgare, ndërsa Siljanovska Davkova këmbëngul se negociatat me BE-në duhet të zhvillohen nën një kornizë të re dhe nuk ka shprehur përkushtim për çështjen e ndryshimit të kushtetutës.

Lufta kundër korrupsionit është problem tjetër i vendit.

Njërit nga kandidatët për president, Stevço Jakimovskit, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, pasi është në listën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si i përfshirë në korrupsion.
Jakimovski nuk është akuzuar për asnjë krim në Maqedoninë e Veriut dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka thënë se Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ndikon në kualifikimin e tij për të kandiduar për president.

Edhe Pendarovski edhe Siljanovska në fushatën e tyre parazgjedhore kanë theksuar luftën kundër korrupsionit.

Edhe Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli Rajon Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

Kandidatë të tjerë për president janë edhe profesoresha e drejtësisë, Biljana Vankovska, e cila kandidon për partinë e majtë, Levica, dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut janë edhe dy anëtarë të pakicës etnike shqiptare, ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, dhe Arben Taravari nga partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët.