Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Kearns kërkon reagim pasi Vuçiqi dekoroi ambasadorin rus që votoi kundër Rezolutës për Srebrenicën

Vuciq - ambasadori rus

Presidenti serb ka dekoruar përfaqësuesit e Rusisë për, siç ka thënë ai, “ndihmën që na dhatë gjatë diskutimit për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në maj.

Aleksandër Vuçiq ua dorëzoi Urdhrin e Flamurit Serb të nivelit më të lartë përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebeznji, si dhe Urdhrin e Flamurit Serb të shkallës së dytë zëvendëspërfaqësueseve Anna Jestignjeva dhe Maria Zbolockaja.

Notë proteste ndaj këtij veprimi ka kërkuar deputetja britanike, Alicia Kearns.

“Kjo është e jashtëzakonshme - Shpresoj se Britania dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar për bashkëpunimin e ngushtë mes popujve dhe shteteve të tyre – Serbisë e Rusisë.

Rezoluta e miratuar më 23 maj 2024 u hartua nga Gjermania dhe Ruanda dhe e përcakton 11 korrikun si Ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.000 burra e djem myslimanë në Srebrenicë. Krahas kësaj, Rezoluta e dënon po ashtu mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht është bërë nga zyrtarët serbë si në Bosnjë-Hercegovinë ashtu edhe në Serbi.

Edhe Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët Rajon Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët

Kundër kësaj Rezolute kanë votuar Hungaria, Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba, Nikaragua dhe Siria. Vuçiq ka lajmëruar se do t’i dekorojë edhe përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB-së.