Pavarësisht apelit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga shkurti i këtij viti për të ndaluar eksportin e armëve në Izrael për shkak të krimeve në Gaza, Serbia në muajin mars ka eksportuar armë në vlerë prej 14 milionë euro në vendin e Lindjes së Mesme, sipas të dhënave të "Checkpoint.rs", e cila mbledh të dhënat nga institucionet zyrtare, raporton “Nova”.
Eksportimi i armëve gjatë muajit mars ishte dërgesa e tretë e Serbisë për Izraelin që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania kryesore shtetërore e eksportit të armëve në Serbi, Jugoimport-SDPR, dërgoi dy dërgesa me vlerë totale prej më shumë se një milion euro më herët.
Qeveria serbe e ka shpallur sekret shtetëror “dërgimin e armëve në Izrael”.