I riu që kreu vrasjen masive në Serbi vitin e kaluar, është dënuar me 20 vjet burgim.
21-vjeçari më 4 maj 2023 hapi zjarr në disa lokacione në dy fshatra jashtë Beogradit dhe vrau njerëzit që ishin në rrugë.
Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi një adoleshent kishte marrë armën e babait dhe kishte vrarë nëntë nxënës dhe një roje në një shkollë në Beograd. I dyshuari për këtë rast meqë është i mitur, mbetet në një institucion për shëndetin mendor.
Vrasjet tronditën vendin e mësuar me luftëra e kriza, por jo me raste të tilla vrasjesh masive. Tragjeditë më pas shkaktuan protesta në rrugë, raportoi AP.
Gjatë gjyqit, vrasësi ka thënë se nuk mund të shpjegonte çfarë e nxiti në vrasje.
-
Dënohen me mbi 17 vjet burgim prindërit e adoleshentit serb që vrau 10 persona
-
Ish-polici i Serbisë dënohet sërish me 12 vjet burgim
- Patologjia e një shteti, jo e një familjeje
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin
-
Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim për vrasje një shtetas të Kosovës