Keni dëgjuar për kalistenikën? Nga trajneri Elvedin Colakovic mund të mësoni për këtë lloj sporti. Ai u shpjegoi fëmijëve në Programin Fluturues të Fëmijëve se si ta praktikojnë atë.
Fëmijët u ndanë në grupe dhe u bënë gati t’i fillojnë ushtrimet, duke ndjekur me kujdes këshillat e vazhdueshme të trajnerit, i cili qe një kohë të gjatë është duke praktikuar dhe ushtruar të tjerët në këtë lloj sporti.
Përmes udhëzimeve të tij, fëmijët mësonin si t’i ekzekutonin lëvizjet dhe më pas i praktikonin ato me ndihmën e trajnerit. E më pas provonin që edhe pa ndihmën e tij t’i realizonin ato.
Fëmijët me shumë vullnet dhe precizitet përsëritnin të gjitha lëvizjet e këtij sporti dhe ishin shumë të kënaqur që kanë mësuar ushtrime të reja, të cilat mund t’i praktikojnë kudo.