Dimri ka ardhur dhe gjithandej po mbizotëron atmosfera festive. Të gjithë me shumë gëzim presin ardhjen e vitit të ri dhe shprehin dëshira të tyre. Për këtë arsye, fëmijët e Akademisë “Lapsi” me padurim filluan realizimin e aktiviteteve për festat e fundvitit.
Fëmijët kishin detyra të ndryshme. Disa duhej të zbukuronin bredhin, disa të krijonin një mjedis dimri të mbuluar me borë. Ndërsa fëmijët e tjerë duhej të krijonin stoli të ndryshme.
Aktivitetet vazhdonin edhe me grupet e tjera të fëmijëve, ku secili prej tyre realizonte aktivitete të veçanta dhe shumë atraktive. Tani fëmijët po mbushnin fjollat e borës me fleta të copëtuara. Dimri karakterizohet me një mot të ftohtë dhe me shumë borë. Mirëpo, fëmijët e shijojnë shumë këtë stinë duke luajtur me topa bore dhe duke krijuar dordolecin.
Disa fëmijë ngjisnin copëza të letrës me të cilat formonin pemën e Vitit të Ri ose zilen.
Pemët e Vitit të Ri po krijoheshin në mënyra të ndryshme nga fëmijët, të cilët shumë të lumtur nën udhëzimet e mësueseve realizonin çdo aktivitet. Përveç punimeve, disa fëmijë po i shkruanin kartolinë babadimrit. Në kartolina ata paraqisnin me anë të vizatimeve dëshirat që kanë për vitin e ri dhe dhuratat që ata duan që babadimri t’u sjellë.
Stina e dimrit është me të vërtetë interesante. Sidomos kur bëhet fjalë për festat e fundvitit. Festimet e shumta, dekorimet dhe dhuratat e bëjnë këtë periudhë të vitit shumë të veçantë.
Të gjitha këto aktivitete të realizuara nga Akademia “Lapsi” shfaqën atmosferën festive dhe kënaqësinë që përjetojnë fëmijët gjatë këtyre festave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.