Pasi u njohëm më shumë me llojet e transportit dhe ndarjen e tyre ishte koha të zhvillonim aktivitete dhe lojëra në mënyrë që fëmijët t’i kuptonin akoma më shumë ato.
Detyra e tyre ishte të dallonin mjetet e transportit e më pas t’i vendosnin ato në vendin ku lëvizin; në tokë, ujë ose ajër. Fëmijët përmbushnin me sukses këtë detyrë ngase tanimë ishin të familjarizuar me llojet e mjeteve të transportit dhe e dinin cilit grup i takojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët e tjerë luanin me mjete të tjera të transportit duke improvizuar lëvizjet e tyre në rrugën që ato lëvizin. Këto aktivitete i gëzonin fëmijët shumë pasi ata përveçse mësuan për mjetet e transportit tani kishin mundësi të luanin me këto mjete.
Disa luanin me makina, disa me tren e disa me aeroplanë. Që të gjithë shijonin lojën dhe aktivitetet së bashku me miqtë.