PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si shkaktohen teshtima, lemza dhe hapja e gojës?

Të gjithë ne teshtijmë, ndonjëherë na kap lemza ose kur jemi të lodhur, na hapet goja. Ne nuk i shkaktojmë këto veprime dhe ato janë jashtë kontrollit tonë, por përse ndodhin?

- Zakonisht kemi lemzë kur hamë ose pimë shumë shpejt. Pjesa e trupit që është përgjegjëse për lemzën është diafragma. Ajo gjendet në pjesën e poshtme të gjoksit dhe lëviz kur ne marrim frymë. Ndonjëherë diafragma irritohet dhe lëviz shpejt, duke bërë që të thithim ajër shpejt dhe kështu shkaktohet lemza.

- Një tjetër reagim i trupit tonë që ne nuk e kontrollojmë është teshtitja. A e dini pse shkaktohet ajo? Çdo gjë që na gudulis apo irriton brenda hundës tonë shkakton teshtitjen. Për shembull pluhuri, poleni, ajri i ftohtë apo edhe piperi i zi. Hunda jonë kujdeset që ne të thithim vetëm ajër të pastër, prandaj nëse ka copëza të vogla që nuk janë të mira për t’u thithur ne menjëherë teshtijmë. Kështu, ato copëza dalin jashtë. Një fakt interesant është që nuk mund të teshtijmë me sy hapur.

- Kur ndihemi të lodhur na hapet goja. Por, a e dini se pse ndodh kjo? Në fakt, të gjithë kurrizorëve iu hapet goja, përfshirë peshqit dhe shpendët. Kur na hapet goja, ne marrim një sasi të madhe të ajrit dhe zgjerojmë gjoksin. Prandaj, mendohet se hapja e gojës ka për qëllim futjen e një sasie më të madhe të oksigjenit në trupin tonë. Hapja e gojës zgjat mesatarisht 6 sekonda.