PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Pse hapet airbagu?

A e keni menduar ndonjëherë se si funksionojnë gjërat në makinë? Atëherë le ta mësojmë së bashku.

Si funksionon makina elektrike?

Një makinë elektrike mund të lëvizë falë rrymës që merr nga bateria. Makina ka padalën, e cila kur shkelet makina niset. Nuk ka kutinë e shpejtësive, por vetëm dy pedale: për nisje dhe për frenim.

Si funksionon airbagu?

Airbagu është një jastëk që fryhet në rast se një makinë pëson aksident. Ai mbron kokën dhe gjoksin. Në rastet kur makina tronditet nga ndonjë përplasje, siguresa e pajisjes tërhiqet vetvetiu dhe fryn balonën e airbagut.

Si funksionon rripi i sigurisë në makinë?

Në rast të ndonjë përplasjeje me makinë, ky sistem mban rripin të shtrënguar për ulëse. Pastaj rripi lirohet me lehtësi: liron shtypjen e rripit në gjoks dhe udhëtari nuk pëson lëndime nga përplasja.

Si funksionon kondicioneri i ajrit?

Një lëng kalon nëpër një qark që të shndërrohet në gaz. Ky veprim mundëson që ajri i ngrohtë që ndodhet në dhomë të dalë jashtë, kurse i ftohti të futet brenda: gazi i ftohtë bëhet lëng në hyrje dhe nga lëngu shndërrohet në gaz në dalje.