PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si u bë 1 Janari Dita e parë e Vitit të Ri?

A e dini si filloi të festohet Viti i Ri?

Festimet e para të Vitit të Ri mendohet të datojnë që para 4000 vjetësh, në Babiloninë e lashtë. Viti i Ri për ta ndodhte gjatë Marsit sepse ky muaj konsiderohej si fillimi i vitit në atë kohë. Ata e festonin Vitin e Ri me shumë festivale si dhe mendonin se kjo festë lidhej me perëndinë e tyre të qiellit që quhej Marduk.

Si festohet Viti i Ri nëpër botë?

Festimet e Vitit të Ri bëhen që në vitin e radhës, të kemi sa më shumë fat. Në vende të ndryshme të botës Viti i Ri festohet me tradita të ndryshme. Një prej mënyrave më të njohura për të festuar është me anë të fishekzjarrëve të mëdha.

Në Danimarkë është traditë që në mesnatë, të thyhen pjata para dyerve të shtëpive në mënyrë që të kenë fat në vitin që vjen.

Në New York është traditë që qytetarët të mblidhen në sheshin kryesor dhe të shikojnë një top gjigant të kuq teksa bie nga një shtyllë.

Në Spanjë, ngrënia e rrushit konsiderohet shumë fatsjellëse.

Në shumë vende Viti i Ri fillon më 1 janar. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Në fakt, për shekuj me radhë, data të tjera shënuan fillimin e kalendarit, përfshirë 25 Marsin dhe 25 Dhjetorin.

Pra, si u bë 1 Janari Dita e parë e Vitit të Ri?

Kalendari me 1 Janarin si ditë të parë të vitit filloi të përdorej së pari në Perandorinë Romake para shumë kohësh. Me zgjerimin e kësaj Perandorie u zgjerua edhe përdorimi kalendarit të tyre, prandaj ky është kalendari të cilin e përdorim edhe sot. Ky kalendar u propozua nga Papa Gregori i XIII-të, prandaj njihet edhe si Kalendari Gregorian.