Press

Diasporës sivjet s’do t’i duhet të paguajë sigurim kufitar

 

Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur që të bëje mbulimin nga 1 korriku të obligimeve të Parimit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe shtetasit e huaj që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, të martën, se duhet të gjendet një zgjidhje për kartonin e gjelbër për mërgimtarët.