Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se tre gjyqtarë kosovarë do të ndajnë drejtësinë në miqësoren ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë, transmeton Koha.net.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Federatës së Futbollit të Turqisë, treshja e gjyqtarëve Genc Nuza, kryesor, bashkë me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët këtë vit janë pjesë e FIFA-s, do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërmjet kombëtares së Turqisë dhe kombëtares së Moldavisë, e cila do të zhvillohet më 27 mars në Eskisheher”, thotë FFK.
FFK më tutje thotë se kjo shënon një epokë të re gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, të cilët me vite të tëra ishin të izoluar e të sakrifikuar sikur edhe vet futbolli i Kosovës.