I dashuri dhe i pazëvendësueshmi Baba 

NAZMI SHAMOLLI

NAZMI SHAMOLLI

Sot, më datë 6.7.2022, u bë një muaj pa Ty, Babi. Ditët kalojnë e malli për Ty sa vjen e shtohet. Jemi krenarë që  patëm kryefamiljar një: Bashkëshort, Baba dhe Gjysh siç ishe ti. Kjo na bën të mos të harrojmë përjetë e mot. 
Një muaj pa më të dashurin tonë, Babën. Proverbi koha shëron dhimbjen në këtë rast JO, çdo ditë e më shumë dhimbja për ty Baba vetëm shtohet, mungesa e Juaj është në çdo sekondë, këshilla juaj, dashuria juaj, bujaria juaj, të gjitha këto virtyte i mungojnë gjithë  familjes, në çdo moment nderdija të kërkon dhe askund s'të gjejmë. Fjalori im është i varfër për të përshkruar veprën tënde shembullore. Të bekuar nga Zoti kemi qenë me BABA si JU!

Me dashuri të përkujton e gjithë familja.

Falënderim Në emër të familjes së Nazmi Shamollit i falënderojmë të gjithë miqtë, dajtë, nipat dhe mbesat, të gjithë familjarët e familjeve Shamolli, fshatarët e fshatit Shalë, institucionet qendrore dhe ato komunale, veteranët e luftës së UÇK-së, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Lipjan për mbështetjen fizike dhe elektronike që i dhanë familjes në këto momente të vështira që po kalon familja jonë. Me respekt: familjarët e Nazmi Shamollit

Data e publikimit: 06.07.2022
Shpërndaje
Të tjera