Sot, më 9 korrik 2021, u bënë 6 vjet pa më të dashurin tonë

AFRIM (BRAHIM) SELMANI

AFRIM (BRAHIM) SELMANI

(15.6.1975 - 9.7.2015)

 

 

E kujtojmë si sot atë ditë, ishte dita më e trishtë e jetës sonë. Largimi yt i hershëm shkaktoi plagë të rënda.
Jeta na i vodhi buzëqeshjen, lumturinë dhe harenë, që e kishim bashkë me ty Babë. E mashtruam veten në lloj-lloj mënyrash, të kërkuam kudo, u thyem aq shumë me shkuarjen tënde, sa asnjë e mirë e kësaj bote nuk e plotëson mungesën që do ta kemi për ty babë.
Të kujtojmë sot dhe çdo moment të jetës, do të mbajmë afër në zemrat tona.

 

Të përkujtojnë me mall dhe me lot në sy: babai Brahimi, vëllai Ibishi me familje, bashkëshortja me fëmijë, si dhe motrat me familje.

Data e publikimit: 09.07.2021
Shpërndaje
Të tjera