Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Rouwendaal fiton maratonën e notit, ia dedikon fitoren qenit

Sharon van Rouwendaal

Foto: AP

Notarja holandeze, Sharon van Rouwendaal, e ka fituar medaljen e artë në maratonën e notit 10 kilometra, në garën e organizuar të enjten në lumin Sena. 

Kampionia olimpike e vitit 2016 në Rio të Brazilit, Van Rouwendaal, në “Tokio 2020” ishte medaliste e argjendtë. 

30-vjeçarja ishte më e suksesshme se australiania Moesha Johnson. 

Rouwendaal e mbylli garën për dy orë, tre minuta e 34.2 sekonda. 

Johnson përfundoi prapa saj me 5.5 sekonda vonesë për medaljen e argjendtë. 

Edhe Hungarezi Rasovszky fiton maratonën e notit Paris 2024 Hungarezi Rasovszky fiton maratonën e notit

Podiumin e plotësoi italiania Ginevra Taddeucci e Italisë. 

“Nuk më interesonte për not për tri javë, ai ishte si fëmija im”, ka thënë ajo pas medaljes së artë të fituar në Paris për qenin që nuk i jeton më. 

Ajo e kishte emëruar atë Rio, pas triumfit në “Rio 2016”. 

Maratona e notit fillimisht ishte anuluar pas testimeve të pastërtisë së ujit. 

Të mërkurën u bënë teste tjera, ndërsa të enjten u mbajt gara. 

Edhe Dy herë kampionia olimpike me program ambicioz në Paris Paris 2024 Dy herë kampionia olimpike me program ambicioz në Paris

Për shkak të kualitetit në lumin Sena ishte shtyrë edhe gara e triatlonit te meshkujt. 

Maratona e meshkujve në not është caktuar të zhvillohet të premten.