Paris 2024

Holloway shkëlqen në vrapim 110 metra me pengesa

Grant Holloway

Grant Holloway i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Parisit, në garën e vrapimit 110 metra me pengesa të enjten mbrëma. 

Pas tij u rendit amerikani tjetër, Daniel Roberts, që e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Rasheed Broadbell i Xhamajkës, u stolis me medalje të bronztë. 

Holloway në finish arriti me kohën 12.99 sekonda. 

Me kohën 13.09 sekonda, i dyti u rendit Roberts, ndërsa podiumin Broadbell e kompletoi me kohën 13.09 sekonda.