Atleti nga Zelanda e Re, Hamish Kerr, është fitues i medaljes së artë në kërcim së larti në Lojërat Olimpike të Parisit.
Në kryeqendrën franceze, Kerr e fitoi të artën olimpike, të parën për Zelandën e Re në këtë disiplinë, pasi e kompletoi hedhjen prej 2.36 metrave, njësoj si amerikani Shelby McEwen.
Gara ishte dramatike.
Të dy kishin mundësi të stoliseshin me medalje të artë, por amerikani deshi ta vazhdojë garën.
Pas kërcimit të radhës, zelandezi Kerr e kaloi pengesën prej 2.34 metrave, ndërsa amerikani McEwen dështoi, dhe kështu mbeti vetëm me medalje të argjendtë.
Mutaz Barshim i Katarit u stolis me medalje të bronztë, me 2.34 metra.