Sprinteri amerikan Noah Lyles ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më herët këtë javë dhe prapë vendosi të vraponte sonte në finale në garën 200 metra sprint.
Në një intervistë për transmetuesin “NBC”, Lyles tha se u ndie tmerrshëm kur u zgjua të martën në mëngjes dhe se ishte hidratuar derisa ishte në karantinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U zgjova në 5 të mëngjesit të martën dhe ndihesha tmerrshëm, e dija se është diçka më shumë sesa vetëm lodhja nga gara e 100 metërshit. I zgjova mjekët dhe u testova dhe fatkeqësisht rezultova pozitiv me COVID. Nuk desha të bëja panik dhe mendoja se kam qenë në situata më të këqija”, tha Lyles.
Ai tha se është krenar me performancën e tij. Ai fitoi të bronztën në 200 metra të enjten.