Amerikani Noah Lyles, ka dështuar që të bëhet atleti i parë që prej xhamajkanit Usain Boltit, i cili i fiton dy garat e sprintit në një edicion të Lojërave Olimpike.
Lyles në mënyrë spektakolare ditë më parë triumfoi në garën e vrapimit 100 metra, por të enjten mbrëma, dështoi ta përsëritë atë sukses në 200 metra.
Letsile Tebogo i Botsuanës, befasoi të gjithë dhe triumfoi në garën e vrapimit 200 metra në Paris.
Tebogo e mbylli garën me kohën 19.46 sekonda.
Kenny Bednarek e përfundoi garën i dyti dhe e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 19.62 sekonda.
Lyles, megjithatë, e plotësoi podiumin, pasi përfundoi i treti me kohën 19.70 sekonda dhe i takoi medalja e bronztë.