Në edicionin festiv të emisionit “N’shpi” në KTV, në rubrikën “Buka jonë, goja huj”, dy nacionalitete të ndryshme, njëri gjerman e tjetra amerikane, u bënë bashkë me autorët e emisionit, Erjona Gjikolli dhe Armend Shala, për të ngrënë drekën e fundvitit.
Një tavolinë tradicionale kosovare u shtrua në fermën e qumështores “Drena” në Gurakoc të Istogut.
Armin Dausch, këshilltar gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, dhe Kimberley Hankins, profesoreshë e matematikës në Internacional School Prishtina, provuan ushqimet kosovare.
Ata folën se si është të kalohen festat larg familjes dhe se sa e dashur është Kosova për ta.
Artikuj të ngjashëm
-
“Amerikania në Kosovë” vlerësohet nga Kurti për promovimin e Kosovës
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Daniel Serwer
-
Durmishi: Në tregun kosovar kanë më shumë hapësirë produktet e importuara sesa ato vendore
- Krejt mendtë n’Gjermani
-
“Një amerikane në Kosovë” nëpër kohë për një popull që është bërë i saj