Prej gati më shumë se gjashtë muaj prej se u hap, Tregu i luleve në sheshin “Skënderbeu” ka mbetur në gjendje jo të mirë.
Gjashtë kioskat, të cilat u vendosën në këtë shesh, kanë mbetur të braktisura, e për më keq disa nga përfituesit kanë lënë vazo me lule e mbeturina, të cilat i kanë dhënë pamje të shëmtuar kësaj pjese të qytetit.
Ato janë braktisur nga 11 përfituesit, të cilët u zgjodhën përmes konkursit të shpallur nga Komuna e Prishtinës.
Njëra nga përfitueset është lulishtja “Buçaj”.
Përfaqësuesi i kësaj lulishteje ka thënë se një ndër arsyet që hoqën dorë nga tregu është hapësira e papërshtatshme.
Për më tepër, Komuna kishte dhënë një kioskë për dy kompani, gjë që ka sjellë telashe.
Edhe
Tregu që mbeti pa ngjyrat e luleve
Të tjerë tregtarë të luleve, të cilët për arsye të njëjta nuk aplikuan fare, thonë se Komuna nuk u konsultua me ta paraprakisht.
Zëdhënësi i Komunës, Adonis Tahiri, nuk ka përjashtuar mundësinë që të shpallet një konkurs tjetër muajt në vazhdim.