Metro

Opozita në Prishtinë kërkon t’i shkarkojë aksionarët në ndërmarrjet publike komunale

 

Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila është caktuar për datën 8 qershor. Opozita nw kryeqytet po përpiqet t’i shkarkojë anëtarët e komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike që ishin emëruar nga Kuvendi Komunal, për t’i emëruar me njerëz të tyre.

Ndërmarrjet publike janë pika që të enjten do ta mbledhin kuvendin komunal në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Është opozita e udhëhequr nga Vetëvendosje që po kërkon shkarkim të aksionarëve të LDK-së e PDK-së dhe po kërkon t’i zgjedhë aksionarët e rinj nga Kuvendi Komunal.