Metro

Mungojnë dokumentet e aplikuesve, anulohet konkursi për anëtarë të Bordit të "Stacionit të Autobusëve”

Foto: Arkiv
 

Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale, "Stacioni i Autobusëve Sh.A", ka anuluar konkursin publik të shpallur më 14.11.2022 për zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të përhershëm të kësaj ndërmarrjeje.

Sipas vendimit që është bërë publik nga Komuna e Prishtinës, anulimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së disa dokumenteve të atyre që kanë aplikuar për këto pozita.