Të premten rruga “Xhorxh Bush” do të rihapet për qarkullim të autobusëve dhe taksive. Megjithatë, siç ka njoftuar ndërmarrja “Trafiku Urban” në mbrëmjen e së enjtes, në këtë rrugë do të lejohet të qarkullojnë vetëm linjat e autobusëve 1, 3 dhe 4. Po ashtu, autobusët përgjatë kësaj rruge do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.
Linjat e autobusëve 1A dhe 7C, që dikur qarkullonin në këtë rrugë, do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit në fundvit, kur Komuna e shndërroi rrugën në shesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRruga ishte mbyllur që prej 26 nëntorit, me qëllim të shërbimit si shesh për organizimin e aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit.